Rusia nis testimin klinik të një vaksine kundër Koronas
Qendra Shtetërore për Studimin e Viruseve në Rusi ka deklaruar se testimet klinike të vaksinës së prodhuar nga kjo qendër janë zgjeruar dhe kanë filluar të testohen mbi disa vullnetarë.
Testimet klinike të vaksinës kundër virusit Korona, kanë filluar në fazën e parë injektimin e dozave mbi pesë vullnetarë.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se sipas protokolleve të caktuara, testimi klinik ka filluar me pesë pacientë vullnetarë. Grupi i parë i vullnetarëve kanë marrë vaksinën më 27 korrik dhe grupi i dytë do ta marrin vaksinën më 30 korrik.
Tre vullnetarë të tjerë do ta marrin vaksinën pas një periudhe të ngjashme. Kushtet fizike të vullnetarëve do të mbikëqyrën vazhdimisht dhe grupi i parë që ka marrë këtë vaksinë janë në gjendje shëndetësore të mirë.