Trump: Askush nuk më do mua
Presidenti amerikan në reagim ndaj përqindjes së lartë të kënaqësisë nga puna e Dr. Fouci, ka pohuar se askush nuk e do atë.
Personaliteti dhe qëndrimet politike të presidentit amerikan, Donald Trump, po e dëmtojnë besueshmërinë e tij për sa i takon çështjes së pandemisë Covid-19. Trump thotë se me këto arsye kundërshtarët po i kundërvihen atij edhe kur bëhet fjalë për ilaçet si hidroksiklorokina.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjykon se një pjesë e komunitetit shkencor dhe mediet opozitare po e kundërshtojnë atë hapur për situatën rreth pandemisë Covid-19.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë adresoi të martën edhe një herë studimet që tregojnë se ilaçi antimalarik i hidroksiklorokinës ka rezultuar i suksesshëm në trajtimin e sëmundjes infektive.
Por pavarësisht këtij qëndrimi, agjencia amerikane e ushqimit dhe medikamenteve, si edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e kanë pezulluar përdorimin e medikamentit me idenë se ka pasoja tejet të rënda në shëndet, që manifestohen veçanërisht në dëmtimin e zemrës.
“Unë i besoj hidroksiklorokinës, dhe nga leximet e shumta dhe njohuritë që kam tani, mendoj se do të kishte ndikim pozitiv në fazat e para. Vetë e kam përdorur për 14 ditë dhe ja ku jam. Por çështja është politizuar shumë, sepse ilaçin e kam rekomanduar unë, dhe kur unë rekomandoj diçka, të tjerëve u pëlqen të thonë mos e përdorni.”