Shtohen mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99133-shtohen_mosmarrëveshjet_mes_turqisë_dhe_be_në_mesdhe
Turqia u tërhoq zyrtarisht nga nisma për kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyror nga hapësira detare e kontestuar e Mesdheut Lindor. Për shkak të vazhdimit të negociatave, presidenti Erdogan kërkoi pezullimin e projektit. Athina e mirëpriti vendimi dhe tha se është gati për dialog. Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 30, 2020 08:05 Europe/Tirane
  • Shtohen mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE në Mesdhe

Turqia u tërhoq zyrtarisht nga nisma për kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyror nga hapësira detare e kontestuar e Mesdheut Lindor. Për shkak të vazhdimit të negociatave, presidenti Erdogan kërkoi pezullimin e projektit. Athina e mirëpriti vendimi dhe tha se është gati për dialog. Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel.

Turqia njoftoi se do të pezullojë kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyror nga ujërat e kontestuara detare të Mesdheut Lindor, synim, që ngriti në maksimum tensionet ushtarake me Greqinë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan u tha vartësve të tij “të pezullojnë për disa kohë kërkimet,” tha zëdhënësi Ibrahim Kalin. Javën e kaluar Turqia lajmëroi planet për të dislokuar në anijen Oruc Reis dhe dy anije të tjera për të kryer vrojtime pranë ishujve grekë Rhodes, Karpathos dhe Kastellorizo, shumë pranë bregdetit turk. Shpallja nga Turqia e Navtex-it, sistemit ndërkombëtar të sigurisë detare, zemëroi jo vetëm Greqinë, por edhe ShBA-në, Francën dhe gjithë Bashkimin Europian. “Greqia ka një reagim ekstrem nga shpallja e Navtex-it të Turqisë, njëlloj sikur do të pushtojmë ishullin Kastellorizo,” tha zëdhënësi Kalin. Sipas tij zona e parashikuar për kërkimin e gazit ndodhet rreth 180 kilometra larg ishullit të vogël. “Nga ana tjetër presidenti ynë tha se për shkak të vazhdimit të negociatave, le t’i pezullojmë kërkimet për disa kohë,” tha Kalin. Lajmin e tërheqjes së Turqisë e përshëndeti menjëherë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias. Qeveria greke e ka thënë vazhdimisht se kusht i nevojshëm për vazhdimin e dialogut është tensionimi i situatës nga ana e Turqisë,” tha Dendias gjatë takimit homologen spanjolle Arancha Gonzalez Laya në Athinë. Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel. Çdo projekt energjetik që vazhdon në Mesdheun Lindor pa pjesëmarrjen e Turqisë është "i dënuar të dështojë", paralajmëroi sot ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar. "Turqia, si një vend me vijën më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka të drejta sovrane në zonat e saj detare", tha Akar. "Aktivitetet e Turqisë të ndërlidhura me hidrokarburet në Mesdheun Lindor bazohen plotësisht në të drejtat e saj legjitime dhe të drejtën ndërkombëtare. Projektet e energjisë në Mesdheun Lindor që përjashtojnë Turqinë nga ekuacioni i energjisë janë të dënuara të dështojnë. Ne besojmë fuqimisht se paqja dhe stabiliteti në rajon mund të arrihet përmes dialogut", shtoi ai. Duke folur për Libinë, ku Ankaraja zyrtare po mbështet Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli të njohur nga OKB, Akar tha se ndihma humanitare dhe ushtarake turke do të vazhdojë me vendosmëri. Nëntorin e kaluar, Turqia dhe Libia nënshkruan pakte të interesit mbi bashkëpunimin ushtarak, si dhe për kufijtë në Mesdhe. Pakti detar, i cili hyri në fuqi nga 8 dhjetor, thekson të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor përballë shpimit të njëanshëm nga administrata greke qipriote, duke sqaruar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë. Akar tha se GNA ishte "e detyruar" që në mars të fillojë kundërsulmin ndaj forcave të gjeneralit renegat, Khalifa Haftar, pasi ata vendosën rrethimin në Tripoli, duke shtuar se ata "ndërprenë ujin, energjinë elektrike të Tripolit edhe kur civilët vuanin nga COVID-19". "Është ironike të shohësh thirrje për armëpushim pikërisht kur Haftar filloi të humbasë në teren. Përderisa forcat e Haftar filluan të tërhiqeshin nga Tripoli, ata linin pas mina dhe eksplozivëve", tha ai, duke shtuar se ekipi kundër-eksploziv i Turqisë ka "neutralizuar shumë eksplozivë". Ai më tej përsëriti shqetësimin e thellë të Turqisë për zbulimin e 19 varreve masive në zonat e dikurshme të mbajtura nga gjenerali që përfshinin mbetjet mortore të më shumë se 200 njerëzve.