Trump kritikon ashpër Gjermaninë
Marrëdhëniet SHBA-Gjermani kanë qenë të tensionuara gjatë presidencës së Donald Trump. Dallimet midis dy vendeve përfshijnë mosmarrëveshje të ndryshme tregtare, ushtarake, sigurie dhe politike.
Duke vazhduar mosmarrëveshjet Berlin-Washington për buxhetet ushtarake, Donald Trump të mërkurën (29 korrik) tha se Gjermania nuk kishte paguar pjesën e detyrimeve të saj në NATO dhe se Shtetet e Bashkuara ishin shfrytëzuar ushtarakisht dhe komercialist për një kohë të gjatë. Trump beson se shumë nga partnerët rajonalë dhe aleatët e Amerikës në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë, kanë përfituar nga tregtia dhe ndihma ushtarake e Uashingtonit për dekada me radhë, duke shkaktuar shumë pak ose aspak përfitime për SHBA. Trump kerkon më shumë angazhim dhe bashkëpunim të vendeve bashkëpunëtore, përfshirë Gjermaninë, që ata të ndihmojnë në pagimin e trupave amerikane të stacionuar në ato vende. Sigurisht, presidenti amerikan nuk u ndal këtu dhe urdhëroi tërheqjen e disa trupave amerikane të vendosur në Gjermani, një çështje që zemëroi zyrtarët gjermanë. Trump në mbrojtje të vendimit të tij për tërheqjen e rreth 12,000 trupave amerikane nga Gjermania në një cicërim të tij tha: "Gjermania po paguan miliarda dollarë për të blerë energji nga Rusia dhe ne duhet të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia. Çfarë do të thotë kjo? Gjermania gjithashtu nuk ka paguar detyrimet e saj në NATO prej 2% të PBB-së. "Kjo është arsyeja pse ne po tërheqim disa nga trupat tona nga Gjermania". Fakti është se në dy dekadat e fundit, Shtetet e Bashkuara janë përballur me vështirësi financiare për shkak të trendit në rënie të fuqisë ekonomike dhe prodhimit industrial, si dhe nxitjes së vazhdueshme të luftës në pjesë të ndryshme të botës dhe tani problemet ekonomike e kanë detyruar administratën Trump të gjejë burime qe të paguajë për trupat amerikane të vendosur në vendet aleate dhe partner të Uashingtonit dhe po mundohet që këto burime t’i nxjerrë nga vendet pritëse përfshirë Gjermaninë. Përndryshe, Shtetet e Bashkuara do të kenë probleme madhore në konkurrencën e tyre me fuqitë ndërkombëtare rivale si Kina dhe Rusia. Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania pasqyron tensione në rritje midis Berlinit dhe Uashingtonit, të cilat tani janë përhapur edhe në fusha të tjera. Përveç dallimeve të ashpra mes të dy vendeve në lidhje me buxhetet ushtarake dhe kontributin e Gjermanisë në NATO, më e rëndësishmja, është se ekziston një hendek i qartë midis Uashingtonit dhe Berlinit për çështje evropiane dhe ndërkombëtare. Duke pasur parasysh që Gjermania, si vendi më i rëndësishëm në Evropë, luan një rol vendimtar në formësimin e qasjeve dhe politikave evropiane, zyrtarë të lartë gjermanë po theksojnë gjithnjë e më shumë në pabesueshmërinë e Shteteve të Bashkuara.