Korrik 31, 2020 08:24 Europe/Tirane
  • Obama kritikon Trump për shtypjen e protestuesve

Uashington(PT)- Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama të enjten kritikoi administratën e Presidentit në detyrë Trump për dërgimin e forcave të policisë federale për të goditur protestuesit.

Sipas IRNA, në një ceremoni përkujtimore për John Leëis, një drejtues i lëvizjes së zezakëve amerikanë, Obama dënoi përdorimin e agjentëve federalë për të shuar protestat antiraciste, si dhe përpjekjet për të adminsitruar zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Administrata e Presidentit Donald Trump kohët e fundit ka dërguar forca federale në qytete të ndryshme të SHBA për të goditur protestuesit amerikanë. Shtetet e Bashkuara kanë hasur në protestat dhe demonstratat më të mëdha kundër racizmit strukturor dhe dhunës së policisë pasi George Floyd, një shtetas zezak amerikan, u vra muajin e kaluar nga një oficer i bardhë policie që i kishte vendosur gjurin mbi qafë deri sa ai vdiq. Ky krim ka zemëruar ashpër popullin amerikan. Por me urdhër të Trump policia dhe agjentët federalë nisën të Premten një sulm për të shtpur dhe larguar me qindra protestues. Mijëra njerëz dhe protestues janë plagosur në protestat e javëve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Tags