155 mijë viktima nga virusi korona në Amerikë
Uashington (PT)- Numri i viktimave nga koronavirusi në Amerikë ka shkuar në 155 mijë njerëz.
Sipas sajtit Worldmeters, deri tani në Amerike janë infektuar 4 milion e 634 mijë e 985 njerëz prej të cilëve 155 mijë e 285 kanë humbur jetën. Në të njëjtën kohë ndërsa kërkesat për asistencë financiare për shkak të papunësisë janë rritur në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), afro 30 milionë njerëz nuk kishin ushqim të mjaftueshëm në periudhën 16-21 korrik. Sipas një ankete të Byrosë së Regjistrit Civil të SHBA-së në periudhën 16-21 korrik, numri i njerëzve që nuk kanë mundur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm arriti nivelin më të lartë që nga muaji maj. Gjersa 23.861.000 njerëz nuk arritën të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm herë pas here, 5.423.000 mijë njerëz nuk konsuamuan ushqim të mjaftueshëm në mënyrë të shpeshtë. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Punës, numri i personave që kanë kërkuar përfitime të papunësisë për herë të parë në vend u rrit me 12 mijë për të shkuar në 1.434.000 në javën që përfundoi më 25 korrik, krahasuar me një javë më parë. Në këtë mënyrë, numri i personave që kanë aplikuar për përfitime financiare të papunësisë për herë të parë në SHBA ka shkuar në mbi 54 milionë që nga java që përfundoi më 14 mars, kur pandemia COVID-19 filloi të ndikojë në tregun e punës.