Rusia zotohet për përgjigje "reciproke" ndaj sanksioneve politike të BE-së
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se do t'i përgjigjet në mënyrë reciproke sanksioneve të udhëtimit dhe financiare të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj departamentit të shërbimit të të inteligjencës ushtarake për sulme të supozuara në internet.
"Sigurisht që ky veprim jo miqësor nga BE nuk do të mbetet pa përgjigje," tha ministria në një deklaratë të Premten. Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi sanksionet e motivuara politikisht të bllokut europian dhe tha: "Në diplomaci gjithçka është reciproke". Bashkimi Evropian vendosi sanksione financiare si dhe ndaloi udhëtimin e zyrtarëve të departamentit të shërbimit ushtarak rus të zbulimit dhe kompanive nga Koreja e Veriut dhe Kina për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në sulme të mëdha kibernetike në të gjithë botën. Në sanksionet e saj të para që kanë të bëjnë me krimin kibernetik, BE-ja shënjestroi departamentin për Teknologji Speciale të shërbimit sekret ushtarak rus, i njohur si Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, thuhej në një deklaratë. BE-ja akuzoi shërbimin rus se kishte kryer dy sulme kibernetike në qershor 2017, të cilat goditën disa kompani në Evropë duke rezultuar në humbje të mëdha financiare.