OBSH: Duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99188-obsh_duhet_të_mësohemi_të_jetojmë_me_covid_19
Ne duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH i cili një takimin e komitetit të emergjencave të kësaj organizate ka thënë: Pandemia është një krizë që ndodh një herë në çdo 100 vjet,
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2020 05:08 Europe/Tirane
  • OBSH: Duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19

Ne duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH i cili një takimin e komitetit të emergjencave të kësaj organizate ka thënë: Pandemia është një krizë që ndodh një herë në çdo 100 vjet,

por ndikimet e saj zgjasin për disa dekada me radhë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH duke përmendur shtimin e rasteve me Covid-19 në vende të ndryshme të botës tha se shumë përgjigje mbi këtë virus janë zgjidhur por ekzistojnë akoma shumë të tjera. Një prej pyetjeve është se shumica e njerëzve edhe në ato zona ku më parë është përhapur virusi korona, janë të prekshëm përballë këtij virusi. Sipas statistikave të OBSH, deri tani në botë janë infektuar 17 milion e 632 mijë e 304 njerëz nga të cilët 679 mijë e 680 kanë humbur jetën për shkak të virusit korona.