Republikanët e pasur përpiqen kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99227-republikanët_e_pasur_përpiqen_kundër_trump
Afaristët dhe të pasurit republikanë janë duke investuar që presidenti aktual ODnald Trump të humbasë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 02, 2020 10:51 Europe/Tirane
  • Republikanët e pasur përpiqen kundër Trump

Afaristët dhe të pasurit republikanë janë duke investuar që presidenti aktual ODnald Trump të humbasë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Jimi Tash një prej anëtarëve të partisë republikane dhe një prej të pasurve të shtetit Tenesi ka thënë : Një njeri gënjeshtar si Donald Trump nuk mund të durohet në krye të shtetit si president. Tash është vetëm një prej atyre republikanëve me ndikim që është duke investuar kundër Trump dhe pro fitores së Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020. Projekti Linkoln i vitit 2019, është nj lëvizje politike për të parandaluar fitoren e Trump në zgjedhjet e nëntorit. Buxheti i kësaj lëvizjeje është përcaktuar për të larguar Trump nga Shtëpia e Bardhë dhe shkak i formimit të tij është veprimtaria e dobët e Trump në përballje me virusin korona. Zgjedhjet presidenciale në Amerikë pritet të organizohen më 3 nëntor. Veprimtaria e dobët e Trump në përballje me virusin korona dhe mbështetja e tij për shtypjen e protestuesve anti-racizëm në Amerikë, është bërë shkak për rritjen e pakënaqësisë dhe uljen e popullaritetit të tij.