Merkel kundër largimit të trupave amerikane nga Gjermania
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99274-merkel_kundër_largimit_të_trupave_amerikane_nga_gjermania
Angela Merkel kancelare e Gjermanisë është shprehur kundër largimit të forcave amerikane nga Gjermania.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2020 04:32 Europe/Tirane
  • Merkel kundër largimit të trupave amerikane nga Gjermania

Angela Merkel kancelare e Gjermanisë është shprehur kundër largimit të forcave amerikane nga Gjermania.

Ulrike Demer, zëdhënës I qeverisë gjermane ka thënë: Kancelarja e Gjermanisë, është kundër planit të Donald Trump për dëbimin e forcave amerikane nga Gjermania. SHBA është e vendosur që të tërheqë pothuajse të 12,000 trupat e saj nga Gjermania. Pentagoni e ka përshkruar masën si një ripozicionim "strategjik" të forcave amerikane në Evropë. Sipas zyrtarëve, 6400 trupa do të kthehen në shtëpi. Pjesa tjetër do të transferohet në vendet e tjera të NATO-s, përfshirë Belgjikën dhe Italinë. Masa do të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane në Gjermani me më shumë se 25%. Por 24000 trupa do të qëndrojnë akoma në Gjermani dhe do të vazhdojnë operacionet e tyre. Zyrtarë të lartë gjermanë kanë kritikuar gjithashtu vendimin e Uashingtonit. Anëtarëve të NATO-s u kërkohet të paguajnë 2% të PBB-së së tyre për shpenzimet ushtarake të aleancës. Por Gjermania, ashtu si shumë vende të tjera evropiane, është larg këtij objektivi. Trump ka pretenduar se Gjermania po përfiton nga prania e trupave amerikane. SHBA gjithashtu janë të zemëruar me Gjermaninë për projektin e saj të tubacionit të gazit me Rusinë. Uashingtoni ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj kompanive gjermane të përfshira në këtë projekt.