Rusia përpara Amerikës në prodhimin e vaksinës kundër Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99275-rusia_përpara_amerikës_në_prodhimin_e_vaksinës_kundër_korona
Zyrtarët rusë njoftojnë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës kundër koronavirusit dhe premtojnë se do të fillojnë vaksinimet në fillim të vjeshtës, ndërkohë që Uashingtoni pretendon se asnjë vend tjetër nuk mund ta arrijë vaksinën para Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 04, 2020 04:32 Europe/Tirane
  • Rusia përpara Amerikës në prodhimin e vaksinës kundër Korona

Zyrtarët rusë njoftojnë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës kundër koronavirusit dhe premtojnë se do të fillojnë vaksinimet në fillim të vjeshtës, ndërkohë që Uashingtoni pretendon se asnjë vend tjetër nuk mund ta arrijë vaksinën para Shteteve të Bashkuara.

Gazeta në internet "Vozglad" në një analizë të saj shkroi: Rusia ka njoftuar përfundimin e provave klinike të një vaksine të re kundër koronavirusit dhe është në përgatitje për fillimin e vaksinimeve në masë në fillim të vjeshtës. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dje pretenduan se Rusia nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Uashingtonin  në prodhimin e vaksinës korona. Rusia thotë se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine për koronavirusin muajin tjetër dhe të prodhojë "disa miliona" doza në muaj brenda vitit të ardhshëm. Vendi po ecën përpara me disa prototipe të vaksinave dhe një prototip i prodhuar nga instituti Gamaleya në Moskë ka arritur në faza të përparuara të zhvillimit dhe do të kalojë regjistrimin shtetëror, thanë zyrtarët. "Ne jemi të përqendruar në fillimin e prodhimit në masë të vaksinës në shtator," tha ministri i industrisë Denis Manturov në një intervistë të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS. "Ne do të jemi në gjendje të sigurojmë vëllime prodhimi prej disa qindra mijë vaksina në muaj, me një rritje eventuale në disa milion vaksina deri në fillim të vitit të ardhshëm," tha ai, duke shtuar se një zhvillues po përgatit teknologjinë e prodhimit në tre zona të Rusisë qendrore. Kreu i Fondit rus të investimeve të drejtpërdrejta, i cili financon hulumtimet, tha se ai pret që regjistrimi zyrtar i vaksinës të përfundojë "brenda dhjetë ditësh". "Nëse kjo ndodh brenda dhjetë ditëve të ardhshme, ne do të jemi përpara jo vetëm Shteteve të Bashkuara, por edhe vendeve të tjera dhe kjo do të jetë vaksina e parë e regjistruar e koronavirusit," tha shefi i RDIF, Kirill Dmitriev. Një vaksinë tjetër, e zhvilluar nga laboratori Vektor me qendër në Siberi, aktualisht po kalon prova klinike dhe dy të tjera do të fillojnë testimin njerëzor brenda dy muajve të ardhshëm, tha Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko. Vaksina e Gamaleya është një vaksinë e ashtuquajtur vektor viral, që do të thotë se mbart një virus tjetër për tu koduar në ADN-në dhe për të dhënë përgjigjen e nevojshme imune në qeliza. Vaksina e Gamaleya bazohet në adenovirus, një teknologji e ngjashme me prototipin e vaksinës koronavirus të zhvilluar nga CanSino e Kinës, aktualisht në fazën e përparuar të provave klinike. Me më shumë se 850,000 të infektuar me koronavirus, Rusia aktualisht është i katërti në botë pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë. Ekspertët e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia thanë se të dielën se shpërthimi i koronavirusit ka hyrë në një fazë të re duke u “përhapur jashtëzakonisht shumë” në zonat rurale si dhe në qytetet e mëdha. Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virus. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe. Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maska në ambiente të mbyllura. Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë se arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve të COVID-19 është sepse SHBA ka kryer numrin më të madh të testimeve në botë.