Amerika përsëri kërcënon projektin “Nord Stream 2”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99356-amerika_përsëri_kërcënon_projektin_nord_stream_2
Një grup i senatorëve amerikanë kanë kërcënuar autoritetet e portit “Mukran” të Gjermanisë që është një prej bashkëpunëtorëve të projektit të tubacionit për transportin e gazit të Rusisë në Gjermani të njohur si projekti “Nord Stream 2”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 07, 2020 10:29 Europe/Tirane
  • Amerika përsëri kërcënon projektin “Nord Stream 2”

Një grup i senatorëve amerikanë kanë kërcënuar autoritetet e portit “Mukran” të Gjermanisë që është një prej bashkëpunëtorëve të projektit të tubacionit për transportin e gazit të Rusisë në Gjermani të njohur si projekti “Nord Stream 2”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se tre senatorë republikanë të Amerikës, Ted Cruz, Tom Cotton dhe Ron Johnson i kanë dërguar një letër autoriteteve të portit Mukran në të cilën kanë deklaruar se nëse ky port do të vazhdojë bashkëpunimin me projektin “Nord Stream 2”, do të përballet me shkatërrimin e ekonomisë së vet.

Këta tre senatorë republikanë të Amerikës në letrën e tyre kanë kërkuar nga autoritetet e portit Mukran të Gjermanisë që t’i japin fund mbështetjes së tyre logjistike ndaj projektit “Nord Stream 2”.

Në kohën kur projekti “Nord Stream 2” ka filluar dhe po zbatohet nga Rusia dhe një konsorciumi evropian për shtimin e eksportit të gazit drejt Evropës, ndërsa Amerika po bënë përpjekje të krijojë pengesa në procesin e zbatimit të këtij projekti.