Guaido mundohet të rivendosë lidhjet me regjimin sionist
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës është duke bërë përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve me regjimin sionist të cilat janë ndërprerë që 11 vjet më parë.
Gazeta sioniste Izrael Today njofton se Juan Guaido, presidenti i vetëshpallur i Venezuelës ka ndërmend të rivendosë marrëdhëniet me regjimin sionist të cilat Karakasi i ndërpreu 11 vjet më parë. Një prej personave të afërt me Juan Guaido, ka thënë se presidenti i vetëshpallur i Venezuelës ka ndërmarrë një veprim për hapjen e ambasadës virtuale të Venezuelës në regjimin sionist. Kanali 11 i regjimit sionist ka pretenduar se mes kabinetit qeveritar të këtij regjimi dhe opozitës në Venezuelë nuk ka asnjë lidhje direkte dhe lidhja është vetëm nëpërmjet Amerikës.