Shtohet numri I të vdekurve në kontinentin amerikan
Virusi Korona në Meksikë vazhdon të marrë jetë njerëzish.
Sipas statistikave më të fundit në 24 orët e fundit në këtë vend janë infektuar 6 mijë e 495 persona prej të cilëve kanë humbur jetën 695. Në total në Meksikë janë infektuar 475 mijë njerëz ndërsa të vdekur janë regjistruar mbi 52 mijë. Shqetësuese mbetet gjendja edhe në Amerikë. Brenda 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 1.308 viktima si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, duke e çuar në 164.144 numrin e viktimave në total. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 64.771, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.098.494. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 63,9 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 549.694 raste të konfirmuara. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.967.064 raste dhe India me 2.108.705.