Gjykata italiane dënon cilësimin e Kodsit si kryeqytet të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99407-gjykata_italiane_dënon_cilësimin_e_kodsit_si_kryeqytet_të_izraelit
Një gjykatë e qytetit Romë në Itali ka dënuar veprimin e një prej mediave italiane e cila Kodsin e ka përshkruar si kryeqytet të regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 09, 2020 20:22 Europe/Tirane
  • Gjykata italiane dënon cilësimin e Kodsit si kryeqytet të Izraelit

Një gjykatë e qytetit Romë në Itali ka dënuar veprimin e një prej mediave italiane e cila Kodsin e ka përshkruar si kryeqytet të regjimit sionist.

Gjykata e Romës ditën e dielë ka nxjerrë një aktgjykim ku thotë se Kodsi nuk është kryeqytet i regjimit sionist. Aktgjykimi i gjykatës erdhi pasi agjencia Rai e ka përshkruar Kodsin si kryeqytetin e regjimit sionist. Në aktgjykimin e kësaj gjykate thuhet se rrejti informativ Rai e ka përshkruar Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist në muajin maj. Donald Trump në dhjetor të vitit 2017 me një veprim të njëanshëm e ka njohur Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist. Me urdhër të Trump ambasada amerikane është transferuar nga Tel Avivi për në Kods edhe pse ky veprim është dënuar nga faktori ndërkombëtar.