Qëndrimi ndërhyrës i Trump mbi zhvillimet në Liban
Në një deklaratë ndërhyrëse, presidenti amerikan mbështeti protestat antiqeveritare në Liban.
Sipas IRNA, presidenti amerikan Donald Trump të hënën mbajti një qëndrim ndërhyrës mbi zhvillimet në Liban dhe tha: Me shpërthimin në portin e Bejrut, Libani po përballet me një revolucion. Më parë, presidenti amerikan kishte folur në mbështetje të protestave të lëvizjes pro-perëndimore 14 Marsi në Liban. Trump i quan zhvillimet në Liban një revolucion në kohën kur ai ka urdhëruar goditjen e protestave në rrugë kundër racizmit amerikan, pavarësisht kundërshtimit nga institucionet dhe madje edhe partia e tij republikane. Dy shpërthime në një depo pranë portit të Bejrutit që përmbante 2.750 ton nitrat amoniaku, të martën e kaluar vranë të paktën 200 njerëz dhe plagosën më shumë se 6.000 të tjerë. Pas zhvillimeve protestuese, kryeministri libanez Hassan Diab të hënën njoftoi zyrtarisht dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij, e cila u miratua nga Presidenti Libanez Michel Aoun. Shpërthimi i portit të Bejrut rriti presionin ndaj qeverisë Diab, e cila përfundimisht dha dorëheqjen pas dorëheqjes së katër ministrave të kabinetit.