BE kërcënon Bjellorusinë me sanksione
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99458-be_kërcënon_bjellorusinë_me_sanksione
Shefi i politikës së jashtme të BE i ka quajtur të padrejta dhe jo të lira zgjedhjet e fundit presidenciale në Bjellorusi dhe ka kërcënuar autoritetet e këtij vendi me sanksione.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 12, 2020 03:29 Europe/Tirane
  • BE kërcënon Bjellorusinë me sanksione

Shefi i politikës së jashtme të BE i ka quajtur të padrejta dhe jo të lira zgjedhjet e fundit presidenciale në Bjellorusi dhe ka kërcënuar autoritetet e këtij vendi me sanksione.

Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE tha se inspektorët e brendshëm në Bjellorusi kanë raportuar parregullsi në zgjedhje dhe sipas OSCE standardet e zgjedhjeve nuk kanë qenë sipas kritereve ndërkombëtare. Borrel gjithashtu ka akuzuar qeverinë e Bjellorusisë se ka përdorur dhunë në formë të papranueshme që çoi në vrasjen e 1 dhe plagosjen e disa qytetarëve të tjerë dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë protestuesve të arrestuar ditët e fundit. Presidenti aktual i Bjellorusisë me 79% të votave është zgjedhur për të gjashtën herë në postin e presidentit. Numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi tregojnë se Aleksandër Lukashenko, presidenti aktual ka fituar 79.7% të votave. Kjo është hera e gjashtë që Lukashenko zgjidhet në krye të shtetit. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u mbajtën ditë më parë.