OBSh e gatshme të analizojë vaksinën ruse
OBSh është shprehur e gatshme që të analizojë vaksinën e virusit Korona të prodhuar nga Rusia.
OBSh me anë të një deklarate ka thënë: Kjo organizatë është në kontakt me dijetarët dhe funksionarët e Rusisë dhe me padurim është në pritje të rezultateve të testimeve klinike. Me gjithë nxitimin në procesin e studimeve për gjetjen e vaksinës, procesi i testimit duhet të bëhet sipas rregullore me qëllim që të garantohet efikasiteti i vaksinës dhe të nisë prodhimi i saj. Lajmi se Rusia bëhet i pari shtet në botë që aprovon përdorimin e një vaksine eksperimentale kundër koronavirusit të ri u prit me habi në rrethet ndërkombëtare të ekspertëve. Presidenti rus, Vladimir Putin, dha të martën e 11 gushtit, garanci për sigurinë e vaksinës duke theksuar se vetë vajza e tij u ishte bashkuar provave laboratorike duke marrë dy doza të produktit të krijuar nga shkencëtarët vendës, dhe përpos temperaturës pas vaksinimit, nuk shfaqte më probleme. Dyshimet e imunologëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive nga Londra, Berlini por edhe Uashingtoni vërtiten rreth faktit se autoritetet ruse e kanë certifikuar vaksinën e fundit pa përfunduar ende fazën e tretë që parashikon testimin e gjerë të saj me mijëra pacientë. Të mërkurën, Ministria ruse e Shëndetësisë i hodhi poshtë kritikat e Perëndimit me këmbënguljen se vaksina është e sigurt dhe po sulmohet vetëm për arsye konkurrence.