Vdes vëllai i presidentit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99540-vdes_vëllai_i_presidentit_amerikan
Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 16, 2020 06:08 Europe/Tirane
  • Vdes vëllai i presidentit amerikan

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”- tha në një deklaratë të shtunën Donald Trump. Mediat raportuan se Robert Trump ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë, por nuk u bë e qartë se nga se vuante. “Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”- ishin fjalët e presidentit Trump për humbjen e vëllait. Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri homazhe për Robertin. “ Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”- shkruan në Twitter.