Trump i shpëton një aksidenti ajror
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99565-trump_i_shpëton_një_aksidenti_ajror
Avioni që transportonte presidentin amerikan në kohën e uljes ka arritur të evitojë një aksident dhe përplasje me një dron.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2020 05:21 Europe/Tirane
  • Trump i shpëton një aksidenti ajror

Avioni që transportonte presidentin amerikan në kohën e uljes ka arritur të evitojë një aksident dhe përplasje me një dron.

Sipas një njoftimi të Bloomberg, disa prej shoqëruesve të Donald Trump që ishin së bashku me të në Air Force One, kanë thënë; Në kohën e uljes se avionit në aeroportin afër Uashingtonit, ai sa nuk u përplas me një dron të vogël. Sipas dëshmitarëve okularë, droni pak para uljes së avionit të presidentit i ishte afruar atij nga krahu i djathtë dhe këtë e kanë vënë re disa prej personave që ndodheshin në bordin e avionit. Shërbimet sekrete të shtëpisë së bardhe që janë përgjegjës për sigurinë e Trump dhe që janë përgjegjës për sigurinë e avionit të presidentit nuk janë prononcuar për këtë rast. Ky është një ndër ato mijëra raste të tilla që kanë ndodhur në Amerikë dhe që shërbimet përkatëse nuk ka mundur të japin përgjigje. Avioni i presidentit amerikan është i tipit Boeing-757.