BE thekson zgjidhjen e krizës palestineze
Shefi i politikës së jashtme të BE theksoi qëndrimin e unionit për zgjidhjen e krizës palestineze.
Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE në një bisedë telefonike me Abdullah Bin Zajd, ministër i jashtëm i EBA përmendi qëndrimin e BE që është pro opsionit për zgjidhjen e çështjes palestineze me dy qeveri. Palët në këtë bisedë telefonike diskutuan për situatën dhe çështjet rajonale ndërkohë që shefi i politikës së jashtme të BE e quajti të domosdoshme gjetjen e një zgjidhje të shpejtë për krizën në Libi. Biseda telefonike mes shefit të politikës së jashtme të BE dhe atij të EBA bëhet në kohën kur ky i fundit po përballet me kritika të gjera për shkak të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. EBA, Amerika dhe regjimi sionist të enjten e kaluar me anë të një deklarate të përbashkët shprehën vendimin për normalizimin e marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe EBA.