Kremlini: Kundërshtimi amerikan parandaloi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi Iranin
(last modified Wed, 19 Aug 2020 19:09:38 GMT )
Gusht 19, 2020 21:09 Europe/Tirane
  • Kremlini: Kundërshtimi amerikan parandaloi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi Iranin

Zëdhënësi i Kremlinit tha se kundërshtimi i SHBA ndaj propozimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB me praninë e Iranit, e kishte bllokuar këtë takim.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Pallatit Presidencial Rus, tha të mërkurën: "Shtetet e Bashkuara refuzojnë të marrin pjesë në takimin online të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit së bashku me Iranin dhe Gjermaninë për të diskutuar mbi Gjirin Persik dhe Iranin duke e bërë të pamundur këtë takim të propozuar nga Rusia. Presidenti rus njoftoi mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit me pjesëmarrjen e Iranit dhe Gjermanisë. Vladimir Putin shtoi: "Gjiri Persik nuk duhet të jetë një vend për shantazhe dhe diktat". Ai deklaroi se Rusia është plotësisht e angazhuar në marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke shtuar se Rusia mirëpret ndërveprimin me të gjitha palët e interesuara për qetësimin e situatës në Gjirin Persik. Presidenti rus shtoi: "Rusia propozon që në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Iranit, të arrihet një marrëveshje për parametrat e krijimit të një mekanizmi të sigurisë në rajonin e Gjirit Persik".

 

Tags