Mbështetja e Macron për kundërshtarin e shquar të Putinit
Presidenti francez në një konferencë shtypi njoftoi se Parisi është gati të pranonte si azilant disident kundërshtar të qeverisë Putin.
Presidenti francez Emanuel Macron dhe Angela Merkel të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi njoftuan gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë mjekësore për Alexei Navalny , kundërshtari më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin. Macron tha se Parisi ishte i gatshëm t'i sigurojë Navalny-it çdo ndihmë që i duhej, përfshirë azilin. "Ajo që kemi dëgjuar deri tani është shumë për të ardhur keq," tha Merkel, duke theksuar se Gjermania dëshironte të sqaronte se si Navalny u sëmur dhe ra në gjendje kome. Kjo duhet të bëhet me një transparencë të lartë, tha ajo. Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ndodhet pa vetëdije në spital pasi dyshohet të jetë helmuar. Ka qenë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh që ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter. Ajo tha se ata dyshojnë se Z.Navalny është helmuar nga diçka që ishte përzier në çajin e tij. “Këtë mëngjes Navalny po kthehej në Moskë nga Siberia. Gjatë fluturimit, ai u ndje i sëmurë. Aeroplani bëri një ulje urgjente në Omsk”-tha Zonja Yarmysh. Gjithashtu ajo shtoi se ai ndodhet në kujdesin intensiv dhe është i pavetëdijshëm.