Policia e Nigerisë sulmon zimbajtësit Huseiniane (as)
(last modified Sun, 23 Aug 2020 08:29:27 GMT )
Gusht 23, 2020 10:29 Europe/Tirane
  • Policia e Nigerisë sulmon zimbajtësit Huseiniane (as)

Lëvizja Islamike e Nigerisë ka njoftuar se policia e këtij vendi është përleshur me myslimanët shiitë gjatë ceremonisë së zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.) dhe ka plagosur 12 myslimanë shiitë dhe ka arrestuar disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Lëvizja Islamike e Nigerisë ka deklaruar se vetëm në qytetin Kaduna në veri të Nigerisë janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë të gjithë myslimanë shiitë. Policia e Nigerisë në kuadër të masave për shtypjen e myslimanëve shiitë në këtë vend, kishte deklaruar se është ndaluar çfarëdo lloj tubimi për zimbajtjen e imam Huseinit (as) dhe do të përballet me tubime të tilla.  Sipas raportit të Lëvizjes Islamike të Nigerisë, policia nigeriane ka sulmuar tubimin e zimbajtjes së myslimanëve shiitë dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Policia e Nigerisë sulme të tilla ka kryer në shtetet Buçi, Gumba dhe  Sukutu në veri të Nigerisë ku ka arrestuar dhe ka plagosur me dhjetëra myslimanë shiitë. Mirëpo këto sulme nuk kanë shkaktuar viktima në Abuxha, kryeqytetin e Nigerisë.

Tags