Turqia reagon ndaj vendimit të Greqisë për manovra ushtarake
(last modified Tue, 25 Aug 2020 18:58:15 GMT )
Gusht 25, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Turqia reagon ndaj vendimit të Greqisë për manovra ushtarake

Turqia ka reaguar ndaj vendimit të Greqisë për organizimin e manovrave ushtarake.

Ministria e mbrojtjes e Turqisë njoftoi se në kohën kur anija Oruc Reis është duke bërë punë për zbulimin e energjisë në lindje të Mesdheut, organizimi i manovrave ushtarake nuk përputhet me juridiksionin detar dhe  vë në rrezik lundrimin e anijeve si dhe shton tensionet. Halusi Akar ministër i mbrojtjes i Turqisë ndër të tjera tha se përballja me militantët kurdë kundërshtarë të qeverisë së Rexhep Taip Erdogan do të ndiqet me më shumë seriozitet. Turqia dhe Greqia janë në kontradiktë të thellë për arsye të operacionit të Turqisë për të zbuluar energji në lindje të Mesdheut. Të dy palët pretendojnë për sovranitetin e territorit ujor ku po bëhen kërkime nga anija Oruc Reis për zbulimin e gazit ose naftës.

Tags