Gjashtë vende u bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
6 vende partner të BE kanë njoftuar vendimin e tyre për t'iu bashkuar sanksioneve të BE kundër Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Joseph Borrell shefi i politikës së jashtme të BE-së ka njoftuar vendimin e Malit të Zi, Shqipërisë, Norvegjisë, Islandës, Ukrainës dhe Gjeorgjisë për t'iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë, sanksione që do të zgjaten deri më 23 qershor të vitit të ardhshëm. Borrell theksoi se këto vende "sigurojnë që politikat e tyre kombëtare mbi sanksionet kundër Rusisë të jenë në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian". Më parë, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një vendim për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për një vit tjetër sanksione që kanë lidhje me aneksimin e Krimesë. Pas referendumit të vitit 2014 në Krime dhe aneksimin e gadishullit në territorin rus, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ndërsa refuzuan të njohin aneksimin, vendosën sanksione ndaj Moskës, Krimesë dhe Sevastopolit. Në atë referendum, më shumë se 90 përqind e banorëve të Krimesë votuan në favor të aneksimit të gadishullit me Rusinë.