Turqia paralajmëron përsëri Greqinë
(last modified Thu, 27 Aug 2020 07:52:10 GMT )
Gusht 27, 2020 09:52 Europe/Tirane
  • Turqia paralajmëron përsëri Greqinë

Me paralajmërimet e krerëve të Greqisë dhe Turqisë dhe shprehja e  gatishmërisë për lftë, tensionet mes dy vendeve janë future në një fazë të re.

Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe si dhe në Egjeu dhe në Detin e Zi, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke folur në një ceremoni gjatë shënimit të një nga fitoret më të rëndësishme ushtarake turke gati një mijë vite më parë. "Turqia nuk synon tokat, sovranitetin ose interesat e një vendi tjetër, por kurrë nuk do të bëjë lëshime për atë që i takon me të drejtë", tha Erdoğan në një ngjarje në të cilën shënohej 949-vjetori i Betejës së Malazgirt në Mus të Turqisë lindore. Turqia kërkon nga të gjithë të shmangin bërjen e gabimeve që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre, shtoi Erdoğan, duke folur në mes të mosmarrëveshjeve me Greqinë lidhur me të drejtat sovrane të Turqisë mbi territorin detar dhe burimet e energjisë. "Madje edhe sot trashëgimia bizantine kryen padrejtësi dhe lëvizje pirateske duke llogaritur në mbështetjen e evropianëve, gjë që tregon se ata nuk kanë arritur të mësojnë nga historia", tha Erdoğan. Komentet pasojnë zbulimin më të madh të gazit natyror të Turqisë në Detin e Zi dhe konfliktin e vazhdueshëm në Mesdheun Lindor me Greqinë. Erdoğan njoftoi se Turqia ka gjetur rreth 320 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror pasi anija e saj gjurmuese Fatih filloi punën më 20 korrik në brigjet e Detit të Zi. Ceremonia në të cilën Erdoğan foli në përkujtim të fitores së 26 gushtit të vitit 1071 të Sulltanit selçuk Alp Arslan në rrafshinën e Malazgirt të Musit të sotëm të Turqisë lindore, e cila çoi në përshpejtimin e rënies së Perandorisë Bizantine dhe çoi në rritjen e numrit të turqve që u vendosen në këtë rajon dhe e cila hapi rrugën për ngritjen e Perandorisë Osmane dhe Republikën moderne të Turqisë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se zbulimi i javës së kaluar për rezevat e gazit natyror në Detin e Zi shënon fillimin e lajmeve të mira të ardhshme nga Mesdheu. Pas një takimi të kabinetit të kompleksit presidencial, presidenti Erdoğan tha se ekzistojnë prova thelbësore se zbulimi i gazit natyror parashikon gjetje shumë më të madhe të gazit dhe shtoi se lajmet e mira do të vazhdojnë. Alarmin e Navtex-it të Greqisë, presidenti turk e quajti një "veprim të prishur" që rrezikon sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon. Navtex dje tha se forcat e saj ajrore dhe detare do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në një zonë të mbivendosur me atë të cilën e deklaroi Turqia. "Nga tani e tutje, Greqia do të jetë përgjegjëse për të gjitha konfliktet në rajon dhe ajo do të jetë në disantazh", tha presidenti Erdoğan. Ai theksoi se anija turke Oruç Reis dhe anijet që e shoqërojnë atë nuk do të tërhiqen nga aktivitetet e tyre në rajon. Të dielën, Turqia lëshoi një Navtex (alarm navigues) duke njoftuar një zgjatje 4-ditore në eksplorimin e energjisë nga anija Oruç Reis. Navtex është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera në lidhje me praninë e tyre në një zonë, përfshirë edhe informacione të tjera. Në fillim të këtij muaji, Turqia vazhdoi kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor, pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme detare për delimitim. Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur të godasin territorin detar të Turqisë dhe të drejtat e saj në kërkimin e energjisë, pavarësisht asaj se asnjë vend tjetër nuk ka një vijë bregdetare më të gjatë sesa Turqia në Mesdhe.

 


 

Tags