Paguaj para për Trump dhe nuk je më terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99757-paguaj_para_për_trump_dhe_nuk_je_më_terrorist
"Në këmbim të pagimit për Trumpin, ju nuk jeni më një terrorist," tha drejtori i departamentit të Azisë në ministrinë e jashtme të Iranit, duke iu referuar ofertës së SHBA për Sudanin për të paguar 330 milion dollarë për heqjen e tij nga lista e terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2020 16:42 Europe/Tirane
  • Paguaj para për Trump dhe nuk je më terrorist

"Në këmbim të pagimit për Trumpin, ju nuk jeni më një terrorist," tha drejtori i departamentit të Azisë në ministrinë e jashtme të Iranit, duke iu referuar ofertës së SHBA për Sudanin për të paguar 330 milion dollarë për heqjen e tij nga lista e terrorizmit.

Sejed Rasul Mousavi, Ndihmës i Ministrit dhe Drejtori i Përgjithshëm i departamentit të Azisë Perëndimore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të enjten, duke iu referuar vizitës së Mike Pompeo në Sudan shkroi në një tweet: Në administratën Donald Trump, çdo gjë mund të blihet ose shitet. Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Sudanit 330 milion dollarë në kompensim për viktimat amerikane të sulmeve të al-Kaedës, në këmbim të heqjes së këtij vendi nga lista e sponsorizuesve të terrorizmit. Oferta e fundit e SH.B.A.-së për Sudanin për të paguar heqjen e vendit nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin ka ngjallur zemërim publik në Khartoum. Të Martën gjatë një vizite në Sudan, Sekretari i Shtetit të SHBA Mike Pompeo njoftoi mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë e re kalimtare.