Deklarata e Merkel për situatën e rënduar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99772-deklarata_e_merkel_për_situatën_e_rënduar
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se situata e virusit do të bëhet më sfiduese në muajt e ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2020 15:44 Europe/Tirane
  • Deklarata e Merkel për situatën e rënduar

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se situata e virusit do të bëhet më sfiduese në muajt e ardhshëm.

Ajo tha se teksa dimri po afron gjërat do të vështirësohen dhe presim një rritje të ndjeshme të rasteve. “Disa gjëra ka të ngjarë të jenë më të vështira  gjatë muajve të ardhshëm”- tha ajo në një konferencë për shtyp ditën e premte. Ajo ishte duke iu referuar mikrogrimcave të virusit për të cilat mendohet se përhapen në ajër, veçanërisht në zonat e mbyllura. Kjo deklaratë e Merkel ka ardhur pasi zyrtarët gjermanë u bënë thirrje qytetarëve të ndalojnë udhëtimet drejt vendeve dhe rajoneve të cilat konsiderohen me rrezik të lartë. Si në shumë vende të tjera evropiane, rastet e të infektuarve kanë pësuar një rritje të ndjeshme edhe në Gjermani gjatë javëve të fundit. Gjermania ka vendosur të zbatojë një gjobë prej 50€ për njerëzit që nuk mbajnë maskën në vendet ku është e detyrueshme vendosja e saj.