DASH kritikon hetimet e demokratëve kundër Mike Pompeo
DASH ka kritikuar përpjekjen më të fundit të demokratëve për të kryer hetime ndaj sekretarit amerikan Mike Pompeo.
DASH në një letër drejtuar komitetit për marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë: Departamenti do t'i sigurojë dokumentet e duhura Dhomës së Përfaqësuesve nëse kryetari i komitetit, Elliott Engel, shpjegon se cilat çështje të huaja po heton. Elliott Engel, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se një projekt-rezolutë ishte hartuar pasi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo refuzoi të siguronte dokumentet e kërkuara nga komiteti për të hetuar keqpërdorimin e burimeve qeveritare nga ana e tij për arsye politike. Sipas raportit, Pompeo akuzohet se injoroi kërkesën e shtatorit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA pranë Departamentit të Shtetit për të siguruar dokumente në lidhje me hetimin e kongresit çështjen e parandalimit të ndihmës ushtarake nga presidenti amerikan Donald Trump për Ukrainën. Elliott Engel tha se Pompeo po ndihmonte Senatin dhe udhëheqësit Republikanë si dhe planet e Rusisë për të influencuar në zgjedhjet e vitit 2020 duke bërë akuza të pabazuara mbi Biden (babain dhe djalin e tij Hunter Biden).