Gusht 31, 2020 20:15 Europe/Tirane
  • Polici amerikan vritet nga një person i armatosur

Policia në St. Louis, Misuri, thotë se një nga oficerët e saj u vra nga një person i pajisur me armë zjarri.

Sipas CNN, Departamenti i Policisë së qytetit St. Louis tha në një deklaratë se Tamaris Libohannon, oficer policie, u vra pasi u qëllua nga një person i armatosur. Të Shtunën oficeri i policisë shkoi në vendin e ngjarjes pasi mori një raport për të shtëna me armë zjarri dhe po kërkonte viktimën e incidentit, kur u qëllua në kokë nga sulmuesi. Ditët e fundit dhuna e armatosur në Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë dramatike. Brutaliteti policor në të shtënat me armë zjarri dhe dhuna e policisë ndaj zezakëve ka provokuar protesta të përhapura në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Statistikat tregojnë se çdo vit ka raporte të shumta për të shtënat e policisë dhe vrasjen e zezakëve prej tyre pa bërë ndonjë faj në Shtetet e Bashkuara.

Tags