Rusi: Me metodën e injektimit të qelizave, prodhohen anti-trupa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99853-rusi_me_metodën_e_injektimit_të_qelizave_prodhohen_anti_trupa
Studiuesit dhe hulumtuesit rusë me metodën e injektimit të qelizave tek minjtë kanë arritur të prodhojnë një numër të madh anti-trupash kundër virusit korona, metodë kjo që mund të ndihmojë në kurimin e të sëmurëve me Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 01, 2020 04:28 Europe/Tirane
  • Rusi: Me metodën e injektimit të qelizave, prodhohen anti-trupa

Studiuesit dhe hulumtuesit rusë me metodën e injektimit të qelizave tek minjtë kanë arritur të prodhojnë një numër të madh anti-trupash kundër virusit korona, metodë kjo që mund të ndihmojë në kurimin e të sëmurëve me Covid-19.

Shkencëtarët e institutit Bioorganic Chimestry, që vepron si degë e akademisë së shkencave të Rusisë me metodën e injektimit të qelizave tek trupat e minjve në laboratorë, kanë arritur të prodhojnë sasi të konsiderueshme anti-trupash kundër virusit Covid-19. Këto anti-trupa mund të përdoren për kurimin e sëmundjes nga Covid-19 si dhe për rritjen e sistemit imunitar të njeriut. Anti-trupat ndihmojnë pacientët në trajtimin e tyre gjatë sëmundjes Covid-19. Një prej favoreve të kësaj metode është prodhimi në mase me shpenzime të vogla. Kjo është hera e parë që metoda e injektimit të qelizave mund të bëhet shkak për prodhimin e anti-trupave. Studiuesit besojnë se teknologjia e thjeshtë e prodhimit të anti-trupave mund të ketë efekt të madh në sistemin e diagnostikimit të virusit Korona, gjë e cila realizohet me shpenzime të vogla.