Trump sulmon përsëri demokratët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99876-trump_sulmon_përsëri_demokratët
Presidenti amerikan edhe një herë ka sulmuar demokratët duke i cilësuar si të neveritshëm drejtimin e tyre në disa shtete amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 02, 2020 03:50 Europe/Tirane
  • Trump sulmon përsëri demokratët

Presidenti amerikan edhe një herë ka sulmuar demokratët duke i cilësuar si të neveritshëm drejtimin e tyre në disa shtete amerikane.

Sipas Associated Press, presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar veprimtarinë drejtuese lokale të demokratëve në disa shtete të Amerikës dhe është shprehur i shqetësuar nga ngjarjet e ndodhura në ato shtete ku në krye të pushtetit janë demokratët. Ai e ka quajtur partinë Demokratike përgjegjëse për ngjarje të papëlqyeshme në Amerikë dhe pretendoi se me futjen e forcave të gardës kombëtare në qytetin Kenosha të shtetit Wisconsin, e gjithë rrëmuja dhe trazira përfundoi. Presidenti amerikan ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimin e funksionarëve lokalë të Wisconsin dhe të qytetit Kenosha ka zhvilluar vizitë në këtë qytet ku ka akuzuar demokratët për mbështetjen e protestave të dhunshme kudër racizmit. Lajmi për vizitën e Trump në Kenosha u bë shkak për djegien e flamurit amerikan nga banorët e këtij qyteti. Politika kontradiktore, sjellja e paparashikueshme, keqadministrimi i Trump janë bërë shkak për uljen e nivelit të popullaritetit të tij. Sipas shumë analistëve puna e dobët e Trump në përballje m virusin korona dhe qëndrimi i tij polemik mbi protestat e fundit anti-racizëm në Amerikë do të bëhet shkak për humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale 2020.