Amerika mund të shpërndajë vaksinën në nëntor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99895-amerika_mund_të_shpërndajë_vaksinën_në_nëntor
Vaksina e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të ketë tashmë një datë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2020 06:10 Europe/Tirane
  • Amerika mund të shpërndajë vaksinën në nëntor

Vaksina e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara mund të ketë tashmë një datë.

New York Times shkruan se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar autoritetet shëndetësore në shtetet federale për t’u përgatitur për shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit tek mjekët dhe grupet me rrezik më të lartë midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit . Treguesi shpërndahet gjithashtu në pesë qytetet kryesore të SHBA, duke theksuar se koha e pritur për shpërndarjen e saj ngre dyshime në lidhje me politizimin e vaksinës së koronavirusit. Tre dokumente u dërguan zyrtarëve të shëndetit publik në të gjitha shtetet dhe territoret më 27 gusht. Kujtojmë që zgjedhjet presidenciale në ShBA janë më 3 nëntor dhe vaksina e koronavirusit mund të keqpërdoret “politikisht”. Dokumentet thonë se personeli mjekësor si dhe pacientët e infektuar do të jenë ndër të parët që do të merrnin.