Shtator 04, 2020 11:25 Europe/Tirane
  • Shtohet zjarri i protestave në Amerikë

Vrasja e një tjetër zezaku në Uashington ka rindezuar zjarrin e protestave në kryeqytetin amerikan dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Policia e Uashington Dc ka publikuar një video të marrë nga uniformat speciale të policisë ku vihet re vrasja e një të riu zezak në juglindje të kryeqytetit dhe kjo ka ngjallur edhe një herë organizimin e protestave në vend. Me vrasjen e Deon Kay, një i ri 18 vjecar në Amerikë, kanë nisur protestat përballë qendrës së policisë dhe shtëpisë së kryebashkiakut të Uashingtonit. Me dhjetëra protestues janë mbledhur përballë qendrës së policisë së kryeqytetit. Protestat në Amerikë janë rindezuar në kohën kur deri në organizimin e zgjedhjeve presidenciale kanë mbetur vetëm 61 ditë. 4 vite më parë në vitin 2016 në kohën e fushatës elektorale të Donald Trump ky i fundit ka thënë se zonat ku jetojnë zezakët janë shumtë të pista dhe jeta e tyre gjatë presidencës së tij do të përmirësohet.

Tags