Evropa dënon sanksionet amerikane kundër GJND
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99917-evropa_dënon_sanksionet_amerikane_kundër_gjnd
Shefi i politikës së jashtme të BE ka dënuar Amerikën për sanksionimin e 2 funksionarëve të GJND.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 04, 2020 06:55 Europe/Tirane
  • Evropa dënon sanksionet amerikane kundër GJND

Shefi i politikës së jashtme të BE ka dënuar Amerikën për sanksionimin e 2 funksionarëve të GJND.

Josep Borrel, pasi dënoi vendimin e Uashingtonit për sanksionimin e 2 funksionarëve të GJND kërkoi nga Amerika që të ndryshojë qëndrimin e saj kundrejt këtij organi ndërkombëtar. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu ka kritikuar vendimin e Amerikës për sanksionimin e funksionarëve të GJND. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi dënoi sanksionimin e 2 funksionarëve të lartë të GJND deklaroi se dorëzimi përballë imponimeve të regjimit amerikan, vetëm sa shton etjen e këtij regjimi. E vetmja rrugë për t’i dhënë fund kësaj prirjeje djallëzore është ndërprerja e dorëzimit përballë kërkesave të Amerikës. Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy prokurorëve të GJND dhe kreut të departamentit për marrëdhënie dhe bashkëpunime juridike të kësaj gjykate. Më herët GJND ka njoftuar për kryerjen e hetimeve për krime lufte të kryera nga forcat amerikane në Afganistan dhe për këtë presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve ndaj kësaj gjykate.