Pakistanezët bëjnë thirrje për sanksione ndaj mallrave franceze
Populli i Pakistanit, me demonstrata të përhapura në shumicën e qyteteve të këtij vendi, shprehën neverinë e tyre ndaj Francës për shpërfilljen e veprimit të "Charlie Hebdo" në fyerjen e figurës së shenjtë të Profetit të Islamit (savs).
Dhjetëra mijëra pakistanezë nën sloganin "Vdekje Francës" dënuan veprimin anti-islamik të gazetës satirike "Charlie Hebdo" e cila ribotoi imazhet fyese të Profetit të Shenjtë Hazretit Muhamed (savs). Pasi presidenti francez Emmanuel Macron blasfeminë e ka quajtur të lejuar me pretekstin e fjalës së lirë, protestuesit pakistanezë kanë bërë thirrje për bojkot të mallrave franceze. Protestat janë zhvilluar në Karaçi, Lahore, Raëalpindi dhe Peshavar dhe në pjesë të tjera të vendit, duke shkaktuar trafik të madh sidomos në Karaçi, qendra ekonomike e Pakistanit. Qeveria e Islamabadit gjithashtu dënoi veprimin e Charlie Hebdo, duke thënë se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret si një justifikim për të fyer ndjenjat fetare. Akti fyes i Charlie Hebdo u krye me pretekstin e mbajtjes së një procesi gjyqësor në çështjen e 13 personave të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një sulm të armatosur ndaj zyrës së këtij botimi në vitin 2015.