Arrestohen 27 persona gjatë protestave në Portland, SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99956-arrestohen_27_persona_gjatë_protestave_në_portland_shba
Policia e Portland, Oregon thotë se 27 persona janë arrestuar në protestat anti-racizëm në qytet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 06, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • Arrestohen 27 persona gjatë protestave në Portland, SHBA

Policia e Portland, Oregon thotë se 27 persona janë arrestuar në protestat anti-racizëm në qytet.

Sipas Reuters, policia e Portland njoftoi të Shtunën se më shumë se 27 protestues ishin arrestuar vetëm ditën e kaluar për protesta anti-racizëm dhe kundër dhunës së policisë. Sipas deklaratës së policisë në Portland, të arrestuarit akuzohen për ndërhyrje në zbatimin e ligjit në qytet dhe mosrespektim të urdhrave për të mos u tubuar në rrugë. Sipas pretendimeve të policisë, policia kohët e fundit ka filluar të bëjë arrestime të synuara, në disa raste duke i shtyrë protestuesit prapa dhe duke i mbajtur ata jashtë rrugëve kryesore të qytetit. Mes personave të arrestuarve dje, një grua u raportua e plagosur në kokë dhe me gjakderdhje të rëndë, njoftoi Reuters.