Bashkimi Evropian kërcënon Bjellorusinë me sanksione
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99993-bashkimi_evropian_kërcënon_bjellorusinë_me_sanksione
Bashkimi Evropian (BE) ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë në rast se nuk qartësohet fati i udhëheqëses së opozitës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 08, 2020 05:09 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kërcënon Bjellorusinë me sanksione

Bashkimi Evropian (BE) ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë në rast se nuk qartësohet fati i udhëheqëses së opozitës.

Sipas agjencisë Reuters, Bashkimi Evropian njoftoi hartimin e një regjimi sanksionesh kundër atyre zyrtarëve bjellorusë të cilët pretendohet se janë të përfshirë në shtypjen e njerëzve si dhe manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. BE gjithashtu kërkoi lirimin e të burgosurve politikë dhe informacion mbi fatin e lideres së opozitës bjelloruse Maria Kolensikova. Bjellorusët janë ngritur në protesta prj katër javësh kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat i dhanë Aleksandër Lukashenkos presidencën për një mandat të gjashtë radhazi. Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po nxisin protestat popullore për realizimin e lakmisë së tyre ndaj Bjellorusisë për ta bashkuar atë me murin mbrojtës të NATO-s përgjatë kufijve të Rusisë. Në të njëjtën kohë, ministri i jashtëm gjerman Heiko Mass, vendi i të cilit këto ditë e sheh helmimin e kritikut rus Alexei Navalny si një mundësi për të bërë presion mbi Rusinë, Gjithashtu mori drejtimin e iniciativës mbi krizën në Bjellorusi dhe kërkoi që të sqarohet situata e lideres së opozitës së këtij vendi.