Hakerohet Ministria britanike e Mbrojtjes
(last modified Tue, 07 May 2024 07:49:21 GMT )
May 07, 2024 09:49 Europe/Tirane
  • Hakerohet Ministria britanike e Mbrojtjes

Mediat raportuan se hakerat sulmuan serverët e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes dhe morën informacione për zyrtarë dhe personelin ushtarak.

Rrjeti B.B.C raportoi se sistemi i hakuar përmbante emrat dhe informacionin bankar të punonjësve aktualë dhe disa ish-punonjësve të Forcave të Armatosura Britanike. Sipas këtij raporti, ka mundësi që të jenë hakuar edhe adresat e disa punonjësve të personelit të ushtrisë. Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij hakimi, por thuhet se informacioni që është hakuar ka të bëjë me anëtarët aktualë dhe ish anëtarë të Marinës, Ushtrisë dhe Forcave Ajrore Mbretërore Britanike.Sistemi që u hakerua menaxhohet nga një kontraktor jashtë Ministrisë Britanike të Mbrojtjes dhe informacioni operacional i kësaj ministrie nuk është hakeruar. Ministria britanike e Mbrojtjes e ka nxjerrë menjëherë jashtë mundësive sistemin e përmendur dhe hetimet në këtë fushë vazhdojnë.  Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, supozohet të informojë sot anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve për këtë incident dhe të japë më shumë informacion.