Prill 24, 2024 08:50 Europe/Tirane
  • Falsifikuesja e lajmeve të rreme “Hamasi Përdhunues” doli mashtruese

Pars Today- Avokatja izraelite, e cila kishte akuzuar Hamasin për dhunë sistematike seksuale më 7 tetor 2023, pak ditë pasi u shpërblye me çmimin e vlefshëm të regjimit sionist, është akuzuar nga mediat izraelite për mashtrim financiar dhe publikim të informacioneve të rreme.

Cochav Elkayam-Levy, avokate izraelit, themeluese e të ashtuquajturit komisioni civil "Krimet e Hamasit më 7 tetor kundër grave dhe fëmijëve", ka qenë burimi kryesor i organizatave dhe mediave perëndimore të lajmeve të cilat pretenduan se palestinezët, gjatë sulmit ndaj ushtrisë izraelite, kanë kryer përdhunime sistematike në një shkallë të gjerë.

Levy madje mori pjesë në një program tepër të shikuar dhe special në kanalin CNN ku u prezantua si një eksperte e të drejtave të njeriut e cila ka formuar një komitet civil për regjistrimin e provave. E përditshmja izraelite Haaretz, gjithashtu, botoi një artikull rreth saj ku Levy me mashtrime pretendon se aktivitetet e saj nuk lënë asnjë dyshim se luftëtarët e Hamasit më 7 tetor kanë kryer përdhunime sistematike dhe abuzime seksuale.

Më pas, më 6 dhjetor 2023, anëtarët e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Asistentja e Presidentit dhe Drejtoresha e Këshillit të Politikave Gjinore të Shtëpisë së Bardhë, Jennifer Klein, pritën Levy në Uashington për t'u informuar mbi aktivitetet e saj për të mbledhur dokumente dhe prova që kanë të bëjnë me ngjarjet e 7 tetorit, për të përpiluar më pas një raport gjithëpërfshirës mbi dhunën seksuale të Hamasit.

Pikërisht këto aktivitete të Levy-t, përfundimisht bënë që ajo të fitojë çmimin e regjimit sionist, pra çmimin më të vlefshëm që një qytetar izraelit mund të marrë nga regjimi.

Pasi fitoi çmimin më 21 dhjetor, ajo tha: "Ne duhet të qëndrojmë me vendosmëri për të kundërshtuar në formë të ashpër valën në rritje të antisemitizmit".

Megjithatë, tre ditë më vonë, e përditshmja izraelite Ynet, ekspozoi një realitet të hidhur. Levy me përhapjen e historive të rreme për krimet e Hamasit dhe duke mos mbajtur premtimin e saj për të paraqitur një raport për dhunën seksuale të këtij grupi më 7 tetor, kishte mashtruar sponsorët e saj të mëdhenj, duke përfshirë një nga anëtarët e administratës së Bidenit!

Një nga zyrtarët e kabinetit izraelit lidhur me këtë çështje për Ynet tha: "Njerëzit janë distancuar prej saj, sepse hulumtimi i saj ka rezultuar i rremë".

Zyrtarët izraelitë u zemëruan, veçanërisht pas pretendimeve të rreme të Elkayam-Levy e cila thoshte se luftëtarët e [Hamasit] përpara se të përdhunonin një grua shtatzënë copëtuan fëmijën e saj në bark; Kjo ishte një gënjeshtër e pretenduar për herë të parë nga Yossi Landau nga instituti famëkeq (ZAKA). Një zyrtar sionist për Ynet tha: "U vërtetua se historia e çarjes së barkut të një gruaje shtatzënë ishte e rreme. Ai e publikoi këtë gënjeshtër përmes shtypit ndërkombëtar. Nuk është shaka. Njerëzit profesionistë janë distancuar gradualisht prej saj sepse ajo nuk është e besueshme. "

Levy nëpërmjet institutit të saj të quajtur Debora ka mbledhur miliona dollarë. Por, sipas burimeve qeveritare, me sponsorë mashtrues të pasur hebrenj si Rahm Emanuel i dërguari aktual i administratës Biden në Japoni, ajo i ka transferuar të gjitha paratë e mbledhura në llogarinë e saj personale bankare.

Middle East Monitor: Media izraelite vë në dyshim dhënien e çmimit për avokaten mashtruese që qëndron pas akuzave për 'përdhunim masiv' të Hamasit.

Sipas Ynet, duke cituar një zyrtar izraelit, Levy kërkoi 8 milionë dollarë për nisjen e "komisionit civil" të saj dhe 5.1 milionë dollarë për "menaxhimin dhe koordinimin" e tij. Rahm Emanuel ishte ai që dha paratë. Levy ka kërkuar para nga shumë njerëz.

Gjithsesi, pas mbi 5 muajsh hetime, kjo avokate e zhurmshme, nuk ka paraqitur asnjë dokument të vlefshëm për të arsyetuar marrjen e kësaj ndihme të madhe financiare. Në fakt, ajo nuk u paraqiti asnjë të dhënë për "Raportin e mizorisë" që kishte premtuar.

Sipas raportimeve, Levy është përpjekur të parandalojë udhëtimin e Pramila Patten Përfaqësueses Speciale të OKB-së për Dhunën Seksuale në Konflikt, në territoret e pushtuara. Raporti i Levy-t, përfundimisht u promovua nga Izraeli si "provë" për krimet seksuale të Hamasit, ndërsa, Patten pranoi se nuk ka asnjë dokument mbi saktësinë e tij dhe nuk ka asnjë vlerë hetimore nga OKB-ja.

Skandali i Levy ndodh në të njëjtën kohë me publikimin e një raporti nga New York Times, i cili shton dyshimet rreth pretendimeve imagjinare mbi dhunën sistematike seksuale të Hamasit më 7 tetor.

Sipas raportit të 25 marsit nga New York Times, një punonjës izraelit i ndihmës së shpejtë që është prezantuar me inicialin "G" (emri i vërtetë i të cilit është Guy Melamed), pretendoi në mënyrë të rreme se trupat e vajzave adoleshente të zhveshura që ai kishte gjetur në Kibbutz Beeri tregojnë qartë se ato ishin përdhunuar.

New York Times më pas njoftoi, "Videoja e marrë nga një ushtar izraelit që ishte në Beeri më 7 tetor… tregon trupat e tre grave te veshur me rroba, tek të cilat nuk kishte asnjë shenjë dhune seksuale. "

Mediat perëndimore që mbështesin Izraelin publikuan gjerësisht këtë gënjeshtër të madhe të përdhunimit dhe prerjes së kokës përpara sulmit izraelit në Gaza. Njerëz si Piers Morgan, spikerja dhe gazetare britanike, gjithashtu, ishin të prirur për të publikuar këtë gënjeshtër në programin e tyre talk-show, mashtrim ky që mori përgjigje të forta nga analistë të shumtë si profesor Mohammad Marandi.

Tags