-
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protestë
Nëntor 05, 2022 15:50Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës pasi vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të asaj që e cilësuan ‘moszbatim i marrëveshjeve të Brukselit nga autoritetet në Prishtinë’, kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme.
-
Analistët: Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të formohet
Nëntor 03, 2022 10:41Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të formohet. Kjo edhe për shkak të interpretimit që ka bërë Gjykata Kushtetuese por edhe për faktin se nuk është siguruar njohja e Kosovës nga shteti serb.
-
Daçiq: Nuk e lëshojmë dorën e Rusisë, duam ofertë të mirë nga Perëndimi
Nëntor 03, 2022 10:39Serbia dëshiron t’i gjejë interesat e përbashkëta me vendet perëndimore dhe marrëveshje rreth Kosovës, porse nuk mund ta lëshojë “dorën e vetme e cila e mban mbi greminë” për këtë çështje, e që është Rusia. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës.
-
Nënshkruhen tri marrëveshjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin
Nëntor 03, 2022 10:39Gjashtë liderёt e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë vendosur nënshkrimin e tyre në tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.
-
“Targat” në samitin e Berlinit, Serbia, frikë nga presioni i Brukselit
Nëntor 03, 2022 03:31Rritja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të targave do të ndikojë në samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet të enjten në Berlin. Afrimi i mëtejshëm evropian i rajonit do të jetë në fokus të eventit.
-
Cani: Në dallim nga Merkel, Scholz e tha publikisht që Serbia duhet të njohë Kosovën
Nëntor 02, 2022 03:42Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Bahri Cani deklaroi se kancelari gjerman, Olaf Scholz e tha publikisht që Serbia duhet të një pavarësinë e Kosovës, ndryshe nga ish-kancelarja, Angela Merkel.
-
Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të jetë në gjendje gatishmërie
Nëntor 01, 2022 16:19Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë.
-
E fton Gjermania, Lajçak i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit
Nëntor 01, 2022 11:16Gjithçka është gati. Në takimin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit me 3 nëntor, do të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
-
Serbia kërcënon sërish, vë ushtrinë në gjendje gatishmërie
Nëntor 01, 2022 11:15Ministri i ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Milosh Vuçeviq ka deklaruar se me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie. Ai ka thënë se niveli i gatishmërisë luftarake është ngritur për shkak të situatës në Kosovë.
-
Ministria e Brendshme e Kosovës: Pas 21 nëntorit gjobë 150 euro për targat serbe
Nëntor 01, 2022 07:57Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.