-
Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje
Qershor 02, 2019 18:49Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një intervistë për Sunday Times se lideri i Partisë së Brexitit Nigel Farage, duhet të ngarkohet me negociatat e Qeverisë për dalje nga Bashkimi Evropian dhe se Britiania duhet të përgatitet të dalë nga blloku pa marrëveshje.
-
Tony Blair: Brexit sjell sundimin e fuqive të mëdha mbi Britaninë e Madhe
Qershor 02, 2019 11:23Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe fuqinë e këtij vendi e ka vlerësuar mesatare dhe ka thënë se nëse vendet me fuqi mesatare nuk do të qëndrojnë për krah njëri-tjetrit, fuqitë e mëdha do të vendosin sundimin e tyre mbi ato vende.
-
Mesiç, Kuçan dhe Dizdareviç: Situata sot në BE sikur përpara shpërbërjes së Jugosllavisë
Qershor 02, 2019 09:34Bashkimi Evropian po përballet me situatë të njëjtë sikur ajo e para shpërbërjes së Jugosllavisë, paralajmërojnë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ish-presidenti i Sllovenisë, Milan Kuçan, dhe ish-presidenti i Bosnjës, Raif Dizdareviç.
-
Mogherini: Evropa nuk ka program për ndalimin e kompanisë Huawei
Qershor 02, 2019 05:37BE aktualisht nuk po planifikon të ndalojë gjigantin teknologjik kinez Huaëei, i cili është bërë një çështje e zymtë e mosmarrëveshjes midis SHBA dhe Kinës javët e fundit, tha të shtunën shefja e politikës së jashtme të saj Frederica Mogherini.
-
Bashkimi Evropian: Ndërtimi i kolonive sioniste në Kodsin Lindore pengon paqen
Qershor 01, 2019 10:21Bashkimi Evropian e ka quajtur të paligjshëm planin e fundit të regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në Kodsin Lindor dhe ka deklaruar se ky veprim pengon paqen.
-
Komisioni i Evropës: Turqia në të gjitha fushat, edhe në ekonomi, ka shkuar mbrapa
May 29, 2019 11:52Komisioni i Evropës në raportin e tij ka deklaruar se Turqisë në të gjitha fushat duke përfshirë edhe ekonominë e këtij vendi, ka shkuar mbrapa.
-
Partitë e fuqishme pro-evropiane humbin pushtetin në Bashkimin Evropian
May 27, 2019 09:51Zgjedhjet në Parlamentin Evropian i kanë hapur rrugën ndryshimeve politike në Bashkimin Evropian, pasi partitë kryesore të qendrës dhe partitë e qendrës së majtë, kanë humbur shumicën, derisa ambientalistët, partitë e ekstremit të djathtë dhe grupe pro-biznesore kanë rritur prezencën.
-
Procesi i zgjedhjeve parlamentare në BE
May 27, 2019 04:49Grupet e mëdha të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë në Parlamentin Evropian kanë humbur shumicën e tyre të kombinuar mes një rritjeje të mbështetjes për liberalët, të gjelbrit dhe nacionalistët.
-
Referendum në Rumani për reformat në gjyqësor
May 26, 2019 15:46Rumunët po votojnë në një referendum mbi përpjekjet e koalicionit qeverisës të majtë, për të përmbysur reformat anti-korrupsion, në vendin, që konsiderohet si ndër më të korruptuarit në Bashkimin Evropian.
-
Lituania mban raundin e balotazhit për zgjedhjet presidenciale
May 26, 2019 15:43Qytetarët në Lituani po votojnë në zgjedhjet presidenciale, ku dy kandidatë të qendrës së djathtë po garojnë në raundin e balotazhit. Këto zgjedhje po mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.