-
Bashkimi Evropian: Gaza është pjesë përbërëse e Palestinës
Shkurt 07, 2025 04:27Bashkimi Evropian, duke kundërshtuar planin e diskutueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për të evakuuar me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës, theksoi se ky rrip është pjesë përbërëse e shtetit të Palestinës.
-
Hamasi: Çdo forcë ushtarake që hyn në Gaza pa pëlqimin e popullit do të trajtohet si një pushtues
Shkurt 07, 2025 04:25Çdo forcë ushtarake që hyn në Rripin e Gazës pa pëlqimin dhe vullnetin e popullit palestinez do të trajtohet si një forcë pushtuese.
-
Trump:Izraeli do të na dorëzojë Gazën pas luftës dhe nuk ka nevojë për praninë e forcave amerikane
Shkurt 07, 2025 04:20Në komentet e tij të fundit mbi planin e tij të diskutueshëm për zhvendosjen e banorëve të Gazës, presidenti amerikan Donald Trump tha se Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën Shteteve të Bashkuara pas përfundimit të luftës në rajon dhe se nuk ka nevojë që forcat amerikane të jenë të pranishme në Gaza.
-
Araghchi reagon ndaj deklaratave të Trumpit: Njerëzit e zgjuar zgjedhin "racionalitetin maksimal" në vend të "presionit maksimal"
Shkurt 06, 2025 04:30Në përgjigje të deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit e cilësoi politikën e presionit maksimal si një dështim dhe deklaroi se njerëzit e zgjuar zgjedhin "racionalitetin maksimal" në vend të politikës së dështuar të "presionit maksimal".
-
Përfaqësuesi i Palestinës në OKB: Gaza është një pjesë e Palestinës
Shkurt 06, 2025 04:30Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara theksoi rëndësinë e Rripit të Gazës për palestinezët dhe tha se kjo tokë është pjesë e shtetit të Palestinës.
-
Vazhdojnë kundërshtimet globale kundër propozimit të Trumpit për Gazën/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëron Trumpin
Shkurt 06, 2025 04:28Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar të mërkurën presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të heqë dorë nga "spastrimi etnik" i Gazës duke zhvendosur palestinezët në vende të tjera dhe duke pushtuar zonën.
-
"Times of Israel": Dhëndri i Trump është projektuesi i idesë së kontrollit amerikan mbi Gazën
Shkurt 06, 2025 04:28Gazeta "Times of Israel", e cila botohet në Palestinën e pushtuar, raportoi: "Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, qëndron pas idesë së tij për të spastruar Gazën nga palestinezët dhe për t'i dhënë Amerikës kontrollin mbi Rripin".
-
Banorët e Gazës: Trump duhet të mendojë për transferimin e sionistëve në tokën amerikane
Shkurt 06, 2025 04:26Banorët e Rripit të Gazës, në përgjigje të planit të Donald Trump për të evakuuar me forcë rajonin, thanë se Trumpi do të ishte më mirë të mendonte për transferimin e sionistëve në Amerikë dhe pritjen e tyre në tokën e tij.
-
Zv/Presidenti iranian: Irani aktualisht nuk ka plane të negociojë me Trump
Shkurt 05, 2025 16:23Zëvendëspresidenti iranian Mohammad-Reza Aref tha se qeveria iraniane aktualisht nuk ka plan për të “takuar apo negociuar” me presidentin amerikan Donald Trump.
-
Irani hedh poshtë politikën e "presionit maksimal" të SHBA
Shkurt 05, 2025 16:21Irani ka hedhur poshtë vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të rikthyer fushatën e "presionit maksimal", duke thënë se kjo qasje e dështuar armiqësore ndaj Republikës Islamike është e destinuar të dështojë përsëri.