Pars Today
Mesazhe dënimi dhe ngushëllimi janë derdhur për vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut libanez, Sejed Hassan Nasrallah, në sulmet masive ajrore izraelite në Bejrutin jugor të premten në mbrëmje.
Mijëra protestues u mblodhën në Teheran për të dënuar sulmet terroriste të regjimit sionist në periferi të Bejrutit.
Mediat izraelite raportuan lëshimin e 70 raketave nga Libani jugor drejt territoreve të pushtuara nga Izraeli.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në mesazhin e tij me rastin e martirizimit të Sejed Hasan Narallah, sekretarit të përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, theksoi: "Rruga dhe shkolla e mendimit të Sejedit të Rezistencës, do të vazhdojë dhe goditjet e Frontit të Rezistencës mbi trupin drejt shkatërrimit të regjimit sionist do të jenë më dërmuese".
Sejed Hassan Nasrallah, i cili njihej si lideri i botës arabe, mori titullin Sejid i Rezistencës dhe Lirisë për shkak të këmbënguljes së tij në parimet dhe vlerat e tij në mbrojtje të të shtypurve dhe luftës vendimtare kundër arrogancës dhe hegjemonisë.
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës ka reaguar pas sulmeve barbare dhe të egra të regjimit pushtues sionist në Bejrut dhe ka paralajmëruar se këto veprime terroriste nuk e bëjnë Izraelin më të sigurt.
"Pra, ata të cilët e shkëmbejnë jetën e kësaj bote me jetën e botës tjetër, të luftojnë në rrugën e Zotit dhe secili që lufton në rrugën e Zotit dhe në këtë rrugë vritet ose del fitues, do t'i japim shpërblim të madh atij".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet e fundit të Libanit, theksoi se është obligim dhe detyrë fetare për të gjithë myslimanët që me të gjitha kushtet dhe mundësitë e veta të qëndrojnë përkrah popullit të Libanit dhe Hezbullahut krenar dhe të ndihmojnë ata në përballjen me regjimin pushtues dhe gjakpirës sionist.
Regjimi sionist që nga mbrëmja e djeshme ka nisur sulme të gjera në Bejrut duke goditur periferinë jugore të kryeqytetit me 10 sulme ajrore në të cilat supozohet të ketë ndërruar jetë edhe Sejed Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit.
Sipas agjencisë IRNA, ushtria izraelite pretendoi se ka vrarë komandantin e njësisë raketore të Hezbollahut së bashku me zëvendësin e tij në jug të Libanit.