-
Al-Jazeera pasqyron sulmin e Amerikës dhe Izraelit në vendbanimet civile, shkollat dhe spitalet në Iran + Foto
Mars 03, 2026 09:33ParsToday – Faqja informative e kanalit Al-Jazeera ka publikuar një fotoreportazh të sulmeve të Amerikës dhe Izraelit kundër shtëpive e banesave, shkollave, spitaleve dhe tregut të madh të Teheranit në Iran gjatë disa ditëve të fundit.
-
Baza Qendrore “Khatamul-Anbija”: Irani është i zotuar për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe interesave të vendeve fqinjë dhe myslimanë
Mars 03, 2026 08:52ParsToday – Baza Qendrore “Khatamul-Anbija” e forcave të armatosura të Iranit duke theksuar faktin se sulmet e forcave të armatosura të Iranit janë të kufizuar vetëm kundër regjimit sionist dhe Amerikës, ka deklaruar: “Republika Islamike e Iranit nuk ka kurrfarë armiqësie me vendet fqinjë dhe myslimane të rajonit dhe është e zotuar për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe interesave të myslimanëve”.
-
Rritet në 787 numri i të vrarëve nga sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit
Mars 03, 2026 08:32ParsToday – Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit ka lëshuar komunikatën nr. 5 ku ka njoftuar për rritjen në 787 persona të numrit të civilëve të vrarë nga sulmet amerikane-sioniste, ndërsa ka deklaruar se 1009 ekipe të shpëtimit që përfshijnë 3651 forca të shpëtimit dhe ndihmës emergjente për veprojnë në 153 qytete të cilat janë përfshirë në sulmet e agresorëve.
-
Vazhdojnë sulmet me dronë dhe raketa të ushtrisë së Iranit kundër pozicioneve të armiqve
Mars 03, 2026 08:19ParsToday – Sulmet me dronë dhe raketa të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit kanë vazhduar nga mesnata deri sot në mesditë kundër objektivave dhe pozicioneve të Amerikës dhe Izraelit.
-
Reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit ndaj sulmeve të Amerikës dhe Izraelit kundër objektivave civile
Mars 03, 2026 07:54ParsToday – Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj sulmeve të Amerikës dhe Izraelit kundër objektivave civile në Iran dhe ka deklaruar: “Sulmet e qëllimshme dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile, qendrave shëndetësore, shkollave dhe institucioneve të mediave nga ana e SHBA-ve dhe Izraelit po kryhen me qëllim për të paralizuar jetën e përditshme të qytetarëve, por këto veprime janë shembuj të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.
-
Populli iranian i zhytur në zi, i jep lamtumirën e fundit 162 engjëjve tokësorë të krimeve amerikano-sioniste
Mars 03, 2026 07:04ParsToday – Minab sot është një qytet i zhytur në pikëllim dhe vajtim, një qytet i cili ka varrosur në dhe 165 ëndrra, ëndrra të vajzave të cilat me plotë shpresë dhe aspirata ishin në një rrugë në të cilën shpresonin të realizonin një të ardhme të ndritur për veten dhe vendin e tyre, mirëpo ato u bënë viktimat e para të krimeve amerikano-sioniste.
-
Presidenti i Iranit: Përball krimeve të armiqve as nuk heshtim dhe as nuk dorëzohemi
Mars 02, 2026 16:50ParsToday - Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në llogarinë e tij në rrjetin social X ka shkruar: “Po qëndroj përkrah popullit të pikëlluar të Iranit; Republika Islamike e Iranit përball një krimi të tillë as nuk hesht dhe as nuk dorëzohet”.
-
Kina shpreh ngushëllime për martirizimin e liderit suprem të Iranit/Araghchi: Nuk kemi armiqësi me vendet e rajonit të Gjirit Persik
Mars 02, 2026 16:37ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, ka shprehur ngushëllime nga ana e qeverisë dhe popullit të Kinës për martirizimin e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
-
Larixhani: Irani përkundër Amerikës, i gatshëm për luftë afatgjate
Mars 02, 2026 15:52ParsToday – Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit duke theksuar në këtë se Irani nuk ishte fillues i luftës dhe forcat e armatosura të Iranit përveçse në vetëmbrojtje, nuk kanë kryer asnjë sulm, ka shkruar: “Irani përkundër Amerikës, është i përgatitur për luftë afatgjate”.
-
Qendrat e inteligjencës dhe depot e logjistikës ushtarake të Amerikës objektiva të valës së njëmbëdhjetë të sulmeve me raketa iranian
Mars 02, 2026 14:25ParsToday – Në komunikatën nr. 10 të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit thuhet: “Qendrat e inteligjencës dhe depot e logjistikës ushtarake të Amerikës si dhe komplekset industriale të lidhura me ushtrinë e regjimit sionist ishin prej objektivave të sulmeve në valën e njëmbëdhjetë”.