-
Thaçi e siguron Vuçiqin se po punohet në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit
Janar 17, 2018 15:48Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë bisedë telefonike, të dy presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike, thuhet në njoftimin e Presidencës.
-
Serbia kërkon pjesëmarrjen në hetimet për Ivanoviç, pezullon dialogun me Kosovën
Janar 16, 2018 15:09Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli para mediave vendase në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, që ai e thërriti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.
-
Mogherini bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin pas vrasjes së Ivanoviqit
Janar 16, 2018 10:33Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, këtë mëngjes në veri të Mitrovicës.
-
SHBA paralajmëroi trazira para vrasjes së Ivanoviqit
Janar 16, 2018 08:05Mëngjesi i sotëm trazoi Veriun e Kosovës. Ndodhi pikërisht ajo për të cilën u paralajmërua nga shteti i Amerikës. Veç dy ditë pasi DASH alarmoi mbi gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës, ndodhi vrasja e Oliver Ivanoviqit.
-
Arifi e konfirmon ndërprerjen e bisedimeve Kosovë-Serbi
Janar 16, 2018 08:04Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet që nisën sot për shkak të vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviqit. Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi.
-
Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviç dhe kërkon ndihmë për zbardhjen e autorëve
Janar 16, 2018 08:04Qeveria e Kosovës reagon lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç.
-
Vrasja e Ivanoviqit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë
Janar 16, 2018 08:02Pas vrasjes në Kosovë të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, autoritetet në Beograd kanë thirrur për sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
-
Deklaratat e ministrit boshnjak kundër Kosovës, për ta kënaqur Serbinë
Janar 15, 2018 15:16Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj përsëritjes së deklaratave nga ana e Ministrit të Jashtëm të Bosnjës, Igor Crnadak, se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
-
Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri, një ëndërr në letër
Janar 15, 2018 11:55Pavarësisht se janë nënshkruar shumë marrëveshje për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, një gjë e tillë nuk është arritur, as pas gati 19 vjet të çlirimit të Kosovës, e 10 vjet të pavarësimit. Kjo nuk është arritur përkundër pse janë investuar miliarda euro në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga të dyja vendet.
-
Thaçi: Reçaku zgjoi ndërgjegjen e botës
Janar 15, 2018 11:53Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, dhe më pas mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut. Në fjalën e tij, presidenti Thaçi, tha se para 19 viteve Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.