-
Rritja ekonomike prej 6%, e pamjaftueshme
Janar 03, 2018 09:04Kosova në pesë vitet e fundit ka pasur një rritje ekonomike mesatare prej 3.5 deri 5 për qind, e që për vitin 2018 drejtues të Qeverisë së Kosovës dhe njohës të ekonomisë parashohin një rritje rekorde prej rreth 6 për qind, megjithëse mbetet e pamjaftueshme për ta zbutur varfërinë dhe papunësinë.
-
Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare
Janar 03, 2018 09:02Njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare edhe në vitin 2018. Analisti Mazllum Baraliu tha se kjo qeverisje nuk është në rrugën e duhur për të shkuar tutje. Megjithatë qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj konsideron se është stabile për të përmbushur mandatin e plotë të saj.
-
Tetëmbëdhjetë vitet e humbura të kombinatit Trepça
Janar 03, 2018 06:42Gjiganti metalurgjik Trepça i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe në jug me minatorë shqiptarë, për 18 vitet e pas luftës në Kosovë nuk arriti të rimëkëmbet.
-
Hapat për shfuqizimin e Speciales
Janar 03, 2018 06:42Deputetët, të cilët me anë të 43 nënshkrimeve iniciuan kërkesën për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale para rreth dy javësh, nuk kanë hequr dorë nga qëndrimi i tyre.
-
Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Albin Kurtit
Janar 02, 2018 08:35Pak më shumë se dy vjet pas ngritjes së aktakuzës për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nesër do të mësojnë epilogun e gjykimit të tyre. Kjo pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës nesër nga ora 13:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj- Bujupit.
-
Hahn: 2018, vit kyç për Ballkanin Perëndimor
Janar 02, 2018 08:33Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn është shprehur se viti 2018 do të jetë vit kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Hahn përmes një postimi në Twitter ka theksuar se duhet t’i shtojnë përpjekjet ku ka nevojë për zhvillim.
-
Bullgaria do të përqendrohet në Ballkanin Perëndimor gjatë kryesimit të BE-së
Janar 01, 2018 14:57Me fillimin e vitit, Bullgaria ka marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që merr një pozitë të tillë për gjashtë muajt e ardhshëm.
-
Viti i cenimit të miqësisë me aleatët
Janar 01, 2018 08:04Viti 2017, nga aspekti i brendshëm është cilësuar si vit i zgjedhjeve. Një vit që ka dëshmuar jostabilitetin funksional të institucioneve, rënien e një qeverie dhe ngritjen e një qeverie të re, që mblodhi në vete spektrin politik, të njohur si krahu i luftës.
-
Nis viti i Skënderbeut
Janar 01, 2018 08:04Viti 2018 është shpallur nga Qeveria e Shqipërisë si vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe.
-
Harku i Gjykatës Speciale…
Dhjetor 31, 2017 06:06Në Prishtinë po luhet një politikë e cila po shkon drejt absurdit. Kërkesa për anulimin e Gjykatës Speciale po prodhon paqartësi dhe frikë për të ardhmen.