-
KFOR-i i përgjigjet Serbisë për dërgimin e forcave në Kosovë, s’ka hollësi
Janar 07, 2023 10:56Ministria serbe e Mbrojtjes tha të premten në mbrëmje se mori përgjigjen nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ndaj kërkesës për vendosjen e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, por nuk dha më shumë hollësi.
-
OSBE dënon sulmin ndaj 2 të rinjve në Shtërpcë: Autorët para drejtësisë
Janar 07, 2023 04:32Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.
-
KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me dërgimin e ushtarëve në Kosovë
Janar 07, 2023 04:32Përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë kanë marrë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) përgjigjen ndaj kërkesës për dërgimin në Kosovë të deri 1.000 ushtarëve dhe policëve nga Serbia.
-
Kosova importoi mallra 5.6 miliardë, eksportoi 869 milionë euro
Janar 06, 2023 09:57Kosova ka importuar 5.6 miliardë euro mallra gjatë vitit 2022 ndërsa ka eksportuar mallra në vlerë 869 milionë euro.Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se Kosova ka importuar mallra rreth 1miliard më shumë krahasuar me 2021.Ndërsa Turqia është vendi nga i cili Kosova importon më së shumti.
-
Presidentja në takim me deputetin britanik, kërkon mbështetjen për Kosovën
Janar 06, 2023 09:54Presidentja Osmani priti në takim deputetin britanik David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste.
-
Pritjet në Merdar deri në 4 orë, në Vërmicë 5 minuta
Janar 06, 2023 09:52Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare të vendeve të ndryshme, por edhe ato mes Kosovës e Serbisë, vazhdojnë të mbesin të gjata.
-
Kosova përgënjeshtron pretendimet e Serbisë për tërheqje të njohjeve
Janar 06, 2023 05:51Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës.
-
Emisari Stuart Peach në Kosovë, pritet nga kryeministri Kurti
Janar 05, 2023 09:42I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach do të qëndroj sot në Kosovë. Sipas njoftimit të qeverisë, në ora 16:00 Lordi Peach do të pritet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa mediat thuhet se mund të marrin pamje nga oborri i ndërtesës së ekzekutivit.
-
Kolona të gjata në dalje në kufirin Kosovë-Serbi
Janar 05, 2023 09:40Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë kthimin në vendet evropiane pas pushimeve të fundvitit në vendlindje ka bërë që të shkaktohen kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë.
-
Policia thotë se KFOR-i do t’i largojë kamionët e dëmtuar në veri
Janar 05, 2023 09:39Njësitet e KFOR-it do t’i largojnë gjatë ditës së sotme kamionët e dëmtuar që ishin të vendosur në barrikada nga serbët në veri të vendit.