-
Objektivat e sulmuara në Siria, kanë qenë të zbrazura
Prill 14, 2018 09:21Grupi "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri" ka deklaruar se në kuadër të masave të sigurisë së ushtrisë siriane, qendrat hulumtuese dhe ushtarake që janë sulmuar me raketa sot në mëngjes nga Amerika, Anglia dhe Franca, kanë qenë plotësisht të zbrazura.
-
Komanda e ushtrisë së Sirisë: Shumica e raketave të agresorëve janë rrëzuar
Prill 14, 2018 09:15Komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe e forcave të armatosura të Sirisë ka deklaruar se sistemi kundërajror ka treguar efikasitet të lartë kundër raketave të agresorëve ndaj këtij vendi dhe shumicën e tyre e ka shkatërruar.
-
Bashkimi Evropian mbështet agresionin ushtarak ndaj Sirisë
Prill 14, 2018 09:06Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka shprehur përkrahjen e plotë të BE-së ndaj sulmeve ushtarake të tri vendeve perëndimore (SHBA, Britani, Francë), kundër Sirisë.
-
Mattis: Agresioni kundër Sirisë kryhet vetëm një herë
Prill 14, 2018 08:52Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, pretendoi se sulmet ajrore kundër disa objektivave në Siri kryhen vetëm një herë dhe qëllimi i tyre është që të dërgohet një mesazh i fortë për presidentin e Sirisë.
-
Gjeneral Dehkan: Populli i Sirisë, do t'i japë përgjigjen agresionit të Amerikës
Prill 14, 2018 08:47Këshilltari i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në çështjet e industrisë ushtarake, vuri në dukje sulmin raketor të Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë dhe deklaroi: "Ky është një agresion ushtarak i hapur dhe populli i Sirisë do t'i japë përgjigjen e duhur".
-
Ruhani: Agresionet ushtarake të Amerikës në rajon, nuk do të kenë rezultat tjetër përveç shkatërrimit
Prill 14, 2018 08:39Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se agresionet ushtarake të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, nuk do të kenë rezultat tjetër, përveç shkatërrimit dhe Uashingtoni dëshiron që me këto agresione të arsyetojë praninë e vetë në rajon.
-
Bashar Asad: Agresioni kundër Sirisë, rezultat i vetëdijesimit të perëndimit për humbjen e kredibilitetit dhe hegjemonisë së vet
Prill 14, 2018 08:29Bashar Asad në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi qëndrimet e tij rreth sulmit të sotshëm të koalicionit perëndimor kundër Sirisë.
-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Sulmi kundër Sirisë është krim, Amerika ashtu si në të kaluarën, do të dështojë me patjetër
Prill 14, 2018 08:17Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka deklaruar se sulmi i Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër Sirisë që u krye sot në orët e para të mëngjesit, është krim dhe pretendimet e tyre se kundërshtojnë përdorimin e armëve kimike janë gënjeshtra. Ajetullah Khamenei thekso: "Republika Islamike e Iranit ashtu si në të kaluarën do të qëndrojë përkrah grupeve të rezistencës dhe Amerika gjithashtu me padyshim do të dështojë në realizimin e qëllimeve të saj në rajon".
-
Velajeti: Hapi tjetër i rezistencës është çlirimi i Edlibit
Prill 14, 2018 05:51Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare njoftoi se hapi tjetër i rezistencës në Siri është misioni për çlirimin e provincës Edlib në veriperëndim të Sirisë.
-
Zarif dënon agresionin ushtarak të Amerikës në Siri
Prill 14, 2018 05:51Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, dje në darkë në një bisedë telefonike me Heiko Maas ministër i jashtëm i Gjermanisë, dënoi çdo veprim ushtarak kundër Sirisë me pretekstin e përdorimit të armëve kimike dhe shtoi se kjo kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit.